Në mëngjes, ndërsa po kalonin andej, panë fikun të tharë që në rrënjë. Pjetri u kujtua e i tha Jezuit: «Mësues, shiko! Fiku që mallkove është tharë». Jezui u tha: «Kini besim në Perëndinë! Me të vërtetë po ju them se nëse dikush i thotë këtij mali “ngrihu e hidhu në det” dhe nuk ka dyshime në zemër, por beson se ajo që thotë do të ndodhë, kështu do të bëhet. Prandaj po ju them se çfarëdo që të kërkoni në lutje, besoni se do ta merrni e kështu do të bëhet. Dhe kur ngriheni për t'u lutur, nëse keni diçka kundër dikujt, faleni atë, që edhe Ati juaj që është në qiell t'jua falë paudhësitë tuaja».
Lexo Marku 11
Dëgjoj Marku 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 11:20-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video