Jezui u largua që andej e shkoi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit, e përsëri turmat u mblodhën pranë tij. Ai filloi përsëri t'i mësonte, siç e kishte zakon. Disa farisenj iu afruan dhe, për ta zënë në kurth, e pyetën: «A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan?». Jezui u përgjigj: «Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?». Ata i thanë: «Moisiu ka lejuar t'i shkruhet gruas fletëndarja e të lihet ». Jezui u tha: «Ai jua ka shkruar këtë urdhërim për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj, por që nga fillimi i krijimit Perëndia bëri mashkullin e femrën. Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e vet dhe të dy do të bëhen një trup i vetëm. Kështu, ata nuk do të jenë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!». Kur u kthyen në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën përsëri për këtë gjë. Ai u tha: «Kushdo që e ndan gruan e vet e martohet me një tjetër, bën tradhti bashkëshortore ndaj saj, dhe kushdo që e ndan burrin e vet e martohet me një tjetër, bën tradhti bashkëshortore».
Lexo Marku 10
Dëgjoj Marku 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 10:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video