Kur Jezui u largua që andej, i shkuan pas dy të verbër që thërrisnin: «Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!». Si arritën në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezui u tha: «A besoni se mund ta bëj këtë gjë?». Ata i thanë: «Po, o Zot!». Atëherë ai u preku sytë e u tha: «U bëftë sipas besimit tuaj!». Dhe atyre iu hapën sytë. Jezui i urdhëroi: «Kini kujdes se mos e merr vesh njeri». Por ata, sapo dolën, e përhapën lajmin në mbarë krahinën. Ndërsa po dilnin, i sollën një shurdhmemec që ishte i pushtuar nga djalli. Kur u dëbua djalli, shurdhmemeci foli dhe turmat u mrekulluan e thanë: «Nuk është parë asnjëherë një gjë e tillë në Izrael». Por farisenjtë thanë: «Ai i dëbon djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve». Jezui i përshkoi të gjitha qytetet dhe fshatrat duke mësuar njerëzit në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë. Kur pa turmat, iu dhimbsën, sepse ishin të lodhura e të braktisura, si delet pa bari. Atëherë u tha dishepujve: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta».
Lexo Mateu 9
Dëgjoj Mateu 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 9:27-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video