Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 25:35-45

Mateu 25:35-45 AL1

sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë, isha i huaj e më pritët, isha i zhveshur e më veshët, isha i sëmurë dhe erdhët të më shihni, isha në burg dhe erdhët tek unë”. Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritur e të dhamë për të ngrënë? Ose të pamë të etur e të dhamë për të pirë? Dhe kur të pamë të huaj e të pritëm apo të zhveshur e të veshëm? Kur të pamë të sëmurë ose në burg dhe erdhëm te ti?”. Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”. Pastaj do t'u thotë atyre që janë në të majtën e tij: “Largohuni prej meje, o të mallkuar, në zjarrin e amshuar që është përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij, sepse pata uri e nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje e nuk më dhatë për të pirë, isha i huaj e nuk më pritët, isha i zhveshur e nuk më veshët, isha i sëmurë dhe në burg e nuk erdhët të më shihni”. Atëherë edhe ata do të përgjigjen: “O Zot, kur të pamë të uritur, të etur, të huaj, të zhveshur, të sëmurë apo në burg e nuk të shërbyem?”. Ai do t'u thotë: “Me të vërtetë po ju them se sa herë që nuk e keni bërë këtë për ndonjërin nga vëllezërit e mi më të vegjël, nuk ma keni bërë as mua”.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Mateu 25:35-45