Edhe ai që kishte marrë njëqind monedha, erdhi e tha: “Zotëri, unë të njoh për njeri të rreptë, që korr ku nuk ke mbjellë e mbledh ku nuk ke shpërndarë, prandaj pata frikë dhe shkova e i fsheha në tokë monedhat që më dhe. Merri, ja ku i ke!”. Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i mbrapshtë e përtac. Ti e paske ditur se unë korrkam ku nuk kam mbjellë e mblidhkam ku nuk kam shpërndarë? Atëherë duhej t'i kishe futur paratë e mia në bankë që, kur të kthehesha, t'i merrja bashkë me fitimin. Prandaj merrjani këtij monedhat e jepjani atij që ka një mijë, se atij që ka, do t'i jepet edhe më shumë e do t'i teprojë, por atij që nuk ka do t'i merret edhe ajo që ka.
Lexo Mateu 25
Dëgjoj Mateu 25
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 25:24-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video