Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit, e pyeti për ta zënë në kurth: «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?». Jezui i tha: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari. Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten. Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët». Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti: «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?». Ata i thanë: «Biri i Davidit». Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e quan atë Zot kur thotë: i tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time derisa t'i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua. Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?». Askush nuk mundi t'i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
Lexo Mateu 22
Dëgjoj Mateu 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 22:34-46
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video