Jezui hyri në tempull dhe dëboi që andej të gjithë ata që shisnin e blinin. Përmbysi tezgat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave. Dhe u tha: «Është shkruar: shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje, por ju e keni bërë shpellë kusarësh». Kur ishte në tempull, Jezuit i çonin të verbrit e të çalët dhe ai i shëronte. Por kryepriftërinjtë e shkruesit, kur panë mrekullitë që bëri dhe fëmijët që thërrisnin në tempull: «Hosana Birit të Davidit!», u zemëruan e i thanë: «A e dëgjon çfarë thonë këta?». Jezui u tha: «Po. A nuk e keni lexuar ndonjëherë: nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave more lavdi ». Pastaj ai u largua e shkoi jashtë qytetit, në Betani, ku kaloi natën. Në mëngjes herët, ndërsa po kthehej në qytet, Jezuin e mori uria. Ai pa një fik ndanë rrugës, iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve. Atëherë i tha fikut: «Mos dhënç më kurrë fryt!». Dhe fiku u tha në çast. Kur dishepujt e panë këtë gjë, u çuditën dhe pyetën: «Si u tha kaq shpejt fiku?». Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them se po të kishit besim e të mos ngurronit, do të bënit jo vetëm çfarë i bëra unë fikut, por do t'i thoshit këtij mali “ngrihu e hidhu në det” dhe kjo do të ndodhte. Çfarëdo që të kërkoni me besim përmes lutjes, do ta merrni».
Lexo Mateu 21
Dëgjoj Mateu 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 21:12-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video