Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 20:1-15

Mateu 20:1-15 AL1

«Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet. Pasi u mor vesh me punëtorët që t'i paguante për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet. Kur doli rreth orës nëntë, pa disa të tjerë që po rrinin pa punë te tregu e u tha: “Shkoni edhe ju në vresht e do t'ju jap aq sa është e drejtë”. Dhe ata shkuan. Ai doli përsëri rreth orës dymbëdhjetë e rreth orës tre. Doli edhe rreth orës pesë, gjeti të tjerë që po rrinin e u tha: “Përse rrini kot këtu gjithë ditën?”. Ata i thanë: “Sepse askush nuk na ka marrë në punë”. Ai u tha: “Shkoni edhe ju në vresht”. Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha nëpunësit të tij: “Thirri punëtorët e jepu shpërblimin, duke filluar nga i fundit e deri te i pari”. Kur erdhën ata që kishte thirrur rreth orës pesë, secili prej tyre mori nga një denar. Kur erdhën të parët, mendonin se do të merrnin më shumë, por edhe secili prej tyre mori nga një denar. Kur e morën, iu ankuan të zotit të shtëpisë e i thanë: “Këta të fundit punuan vetëm një orë dhe i pagove aq sa ne që kemi duruar mundin e ditës e të nxehtin”. Por ai iu përgjigj njërit prej tyre: “Mik, nuk po të bëj padrejtësi. A nuk u morëm vesh për një denar? Merr atë që të takon e shko. Unë do t'i jap këtij të fundit sa ty. A nuk më lejohet mua të bëj ç'të dua me gjënë time? Apo ke zili që jam i mirë?”.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë