Kur arritën te turma, Jezuit iu afrua një njeri, i ra në gjunjë e i tha: «Zot, ki mëshirë për tim bir, se ka sëmundjen e tokës dhe vuan shumë. Shpeshherë bie në zjarr e në ujë. Ua solla dishepujve të tu, por ata nuk mundën ta shëronin». Jezui tha: «O brezni e pafe dhe e mbrapshtë! Edhe sa kohë do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Sillmani këtu!». Jezui e qortoi djallin. Atëherë djalli doli prej djaloshit dhe ai u shërua në çast. Pastaj dishepujt erdhën te Jezui dhe, kur ishin vetëm, i thanë: «Pse ne nuk mundëm ta dëbonim?». Ai u tha: «Për shkak të besimit tuaj të pakët. Me të vërtetë po ju them se po të kishit besim sa një farë sinapi, do t'i thoshit këtij mali “lëviz që këtej” dhe ai do të lëvizte. Asgjë nuk do të ishte e pamundur për ju».
Lexo Mateu 17
Dëgjoj Mateu 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 17:14-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video