Pilati, që dëshironte ta lironte Jezuin, iu drejtua përsëri atyre, por ata bërtisnin e thoshin: «Kryqëzoje, kryqëzoje!». Për të tretën herë ai u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë? Nuk kam gjetur tek ai asnjë faj për ta dënuar me vdekje, prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj». Por ata ngulnin këmbë dhe kërkonin me britma të mëdha që të kryqëzohej. Ulërimat e tyre bëheshin gjithnjë e më të forta. Atëherë Pilati vendosi t'u plotësohej kërkesa. Liroi njeriun që kishin kërkuar, atë që ishte futur në burg për kryengritje e vrasje, dhe u dorëzoi Jezuin, siç dëshironin ata.
Lexo Luka 23
Dëgjoj Luka 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 23:20-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video