«Numëro shtatë javë vitesh, domethënë shtatë herë shtatë. Këto shtatë javë vitesh bëjnë dyzet e nëntë vjet. Atëherë bjeri borisë në ditën e dhjetë të muajit të shtatë. Është dita e shlyerjes, prandaj bjerini borisë anembanë vendit. Vitin e pesëdhjetë shpalleni si vit të shenjtë dhe kumtoni në mbarë vendin lirinë për të gjithë banorët. Ky vit le të jetë për ju pesëdhjetëvjetor. Gjithkush le të kthehet në pronën e vet dhe në fisin e vet. Viti i pesëdhjetë le të jetë pesëdhjetëvjetor për ju. Mos mbillni e mos korrni ç'ka mbirë vetvetiu dhe vreshtat e pakrasitura mos i vilni, sepse është pesëdhjetëvjetor. Ai është i shenjtë për ju. Hani ç'të ketë mbirë vetvetiu. Në këtë pesëdhjetëvjetor, secili të kthehet në pronën e vet.
Lexo Levitiku 25
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 25:8-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video