Ky është rregull i përhershëm për ju: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni veten dhe nuk do të bëni asnjë punë, as vendasi e as i huaji që banon ndër ju. Atë ditë prifti të bëjë shlyerjen për ju, për t'ju pastruar prej të gjitha mëkateve që të jeni të pastër para ZOTIT. Do të jetë për ju një ditë pushimi e plotë, kur të përulni veten. Ky është rregull i përhershëm. Shlyerjen ta kryejë prifti që është vajosur e shuguruar për të shërbyer si prift në vend të të atit. Prifti të vishet me rrobat e shenjta prej liri dhe të kryejë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë, për tendën e takimit dhe për altarin. Të kryejë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për mbarë popullin e bashkësinë. Ky është rregull i përhershëm për ju në lidhje me shlyerjen e të gjitha mëkateve të izraelitëve, një herë në vit». U bë siç e kishte urdhëruar ZOTI Moisiun.
Lexo Levitiku 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 16:29-34
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video