Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Levitiku 12

12
Për lehonat
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Fol me izraelitët e thuaju: kur gruaja shtatzënë lind djalë, ajo do të jetë e papastër për shtatë ditë, siç është e papastër edhe gjatë të përmuajshmeve. 3Ditën e tetë djali të rrethpritet, 4por ajo duhet të presë edhe tridhjetë e tri ditë për t'u pastruar nga gjaku i vet. Të mos prekë asgjë të shenjtë e të mos hyjë në shenjtërore, derisa të plotësojë ditët e pastrimit.
5Nëse lind vajzë, ajo do të jetë e papastër për dy javë, si gjatë të përmuajshmeve. Të presë gjashtëdhjetë e gjashtë ditë për t'u pastruar nga gjaku i vet. 6Kur të jenë plotësuar ditët e pastrimit për lindjen e një djali apo të një vajze, të sjellë një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një zog pëllumbi ose një turtull si fli mëkati dhe t'ia japë priftit te hyrja e tendës së takimit. 7Prifti t'i kushtojë para Zotit për të bërë shlyerjen për të dhe ajo do të pastrohet prej gjakrrjedhjes. Ky është udhëzimi për gruan që lind djalë ose vajzë. 8Nëse nuk i ka mundësitë për të kushtuar një qengj, të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbi, njërin për flinë e shkrumbimit dhe tjetrin për flinë e mëkatit. Prifti të bëjë për të shlyerjen e ajo do të pastrohet».

Aktualisht i përzgjedhur:

Levitiku 12: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr