Populli e la fushimin për të kaluar Jordanin. Përpara i prinin priftërinjtë që mbartnin arkën e besëlidhjes. Ishte koha e të korrave dhe Jordani ishte plot e përplot. Kur u afruan bartësit e arkës dhe priftërinjtë që mbartnin arkën hynë në breg të lumit, ujërat u ndalën dhe rrjedha e sipërme e ujit u ngrit si mur, që prej qytetit të Adamit, pranë Cartanit, ndërsa rrjedha e poshtme u derdh në detin e Kripur. Kështu, populli e kaloi Jordanin përballë Jerikosë.
Lexo Jozuehu 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jozuehu 3:14-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video