Dhe ZOTI e pyeti: «A është mirë që u zemërove kështu?». Jonai doli nga qyteti e u ul në lindje të tij. Atje bëri një kasolle e u ul nën hijen e saj për të parë se ç'do të bëhej me qytetin. ZOTI Perëndi bëri të mbijë një bimë ricini, që u rrit e u bë më e lartë se Jonai, për t'i bërë hije e për ta çliruar nga ligësia. Jonai u gëzua shumë për bimën. Por të nesërmen kur po zbardhte, Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës e bima u tha. Kur doli dielli, Perëndia dërgoi një erë përvëluese nga lindja. Dielli i ra në kokë e Jonai u trullos. Atëherë Jonai donte të vdiste e tha: «Më mirë të vdes, sesa të jetoj». Perëndia i tha: «A është mirë që u zemërove për një bimë?». Jonai iu përgjigj: «Mirë është që u zemërova për vdekje». Atëherë ZOTI i tha: «Ty të erdhi keq për një bimë, për të cilën nuk punove e nuk e rrite vetë, një bimë që për një natë mbiu e për një natë u tha. Po mua, nuk duhet të më vijë keq për qytetin e madh të Ninivës, ku banojnë më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë të djathtën nga e majta, dhe ku ka një numër të madh kafshësh?».
Lexo Jonai 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jonai 4:4-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video