Mes farisenjve ishte një njeri që quhej Nikodem. Ky ishte njëri nga krerët e judenjve. Ai shkoi natën te Jezui e i tha: «Mësues, e dimë se vjen nga Perëndia, se askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, nëse Perëndia nuk është me të». Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lindet përsëri, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë». Nikodemi i tha: «Si mund të lindet përsëri një njeri kur është i thyer në moshë? A mund të hyjë për së dyti në barkun e nënës e të lindet përsëri?». Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lind nga uji e nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Çfarë lind nga njeriu është njerëzore, çfarë lind nga Shpirti është shpirtërore. Mos u çudit se të thashë: “Duhet të lindeni përsëri”. Era fryn ku të dojë; ushtimën ia dëgjon, por nuk e di nga vjen e ku shkon. Kështu janë edhe ata që linden nga Shpirti». Nikodemi e pyeti: «Si mund të ndodhin këto gjëra?». Jezui u përgjigj: «Ti je mësues i Izraelit e nuk i kupton këto gjëra? Me të vërtetë po të them: flasim atë që dimë e dëshmojmë atë që kemi parë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë. Nëse nuk më besoni kur ju flas për gjërat tokësore, si do të më besoni po t'ju flas për gjërat qiellore? Askush nuk është ngjitur në qiell, përveç Birit të njeriut që ka zbritur prej qiellit. Ashtu si Moisiu lartësoi gjarprin prej bronzi në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut, që kushdo që beson në të, të ketë jetën e amshuar. Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.
Lexo Gjoni 3
Dëgjoj Gjoni 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 3:1-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video