Pas dy ditësh u bë një dasmë në Kanë të Galilesë. Atje ndodhej edhe e ëma e Jezuit. Në dasmë ishte i ftuar edhe Jezui me dishepujt e tij. Kur mbaroi vera, e ëma i tha Jezuit: «Nuk kanë më verë». Jezui iu përgjigj: «Çfarë do nga unë, o grua? Koha ime nuk ka ardhur ende!». Atëherë, e ëma e Jezuit u tha shërbëtorëve: «Bëni gjithçka që do t'ju thotë!». Atje ndodheshin gjashtë qypa prej guri që përdoreshin për ritin e pastrimit të judenjve. Secili prej tyre mbante tetëdhjetë deri në njëqind e njëzet litra. Atëherë, Jezui u tha shërbëtorëve: «Mbushini qypat me ujë!». Ata i mbushën deri në grykë. Pastaj u tha: «Tani, mbushni nga qypat e çojani të parit të dasmës!». Dhe ata ia çuan. I pari i dasmës nuk e dinte nga vinte vera, por shërbëtorët, që e kishin nxjerrë nga qypat, e dinin. Ai, pasi e provoi ujin e bërë verë, thirri dhëndrin e i tha: «Të gjithë nxjerrin për të pirë në fillim verën më të mirë dhe, pasi të jenë dehur dasmorët, sjellin të keqen, ndërsa ti e ke ruajtur verën e mirë deri tani!». Kjo qe shenja e parë që bëri Jezui në Kanë të Galilesë. Ai shfaqi kështu lavdinë e tij dhe dishepujt besuan tek ai. Pastaj ai shkoi në Kafarnaum bashkë me të ëmën, vëllezërit e dishepujt e tij dhe qëndruan atje për pak ditë.
Lexo Gjoni 2
Dëgjoj Gjoni 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 2:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video