Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjëri nga ju nuk po më pyet “ku po shkon?”. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra. Por unë po ju them të vërtetën: është më mirë për ju që unë të shkoj, se po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t'jua dërgoj. Kur të vijë, ai do ta bindë botën se është fajtore në lidhje me mëkatin, drejtësinë dhe gjykimin. Në lidhje me mëkatin, sepse nuk beson në mua. Në lidhje me drejtësinë, sepse unë po shkoj tek Ati e nuk do të më shihni më. Në lidhje me gjykimin, sepse princi i kësaj bote është gjykuar. Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por tani nuk mund t'i mbani. Por kur të vijë Shpirti i së vërtetës, ai do t'ju drejtojë tek e gjithë e vërteta. Ai nuk do të flasë nga vetja, por do të flasë ato që do të dëgjojë e do t'ju njoftojë gjërat që do të ndodhin. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë nga gjërat e mia e do t'jua lajmërojë. Gjithçka që ka Ati është e imja, prandaj ju thashë se do të marrë nga të miat e do t'jua lajmërojë». «Edhe pak e nuk do të më shihni më. Edhe pak pastaj e do të më shihni sërish».
Lexo Gjoni 16
Dëgjoj Gjoni 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 16:5-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video