«Edhe pak e nuk do të më shihni më. Edhe pak pastaj e do të më shihni sërish». Disa nga dishepujt i thanë njëri-tjetrit: «Ç'është kjo që na thotë: “Edhe pak e nuk do të më shihni më; edhe pak pastaj e do të më shihni sërish”, apo: “Unë po shkoj tek Ati”?». Ata thoshin: «Ç'është kjo, “edhe pak”, që thotë? Nuk po kuptojmë çfarë thotë!». Jezui e kuptoi se donin ta pyesnin, prandaj u tha: «Po diskutoni me njëri-tjetrin se thashë: “Edhe pak e nuk do të më shihni më; edhe pak pastaj e do të më shihni sërish”?. Me të vërtetë po ju them se do të qani e do të vajtoni, ndërsa bota do të gëzohet. Ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Kur gruaja është duke lindur, hidhërohet, se i erdhi ora e dhimbjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka lindur një njeri në botë. Kështu dhe ju tani jeni të hidhëruar, por kur t'ju shoh përsëri, do t'ju gëzohet zemra dhe askush nuk do t'jua marrë gëzimin. Atë ditë nuk do të më pyesni për asgjë. Me të vërtetë po ju them se çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, do t'jua japë. Deri tani nuk keni kërkuar asgjë në emrin tim. Kërkoni e do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë».
Lexo Gjoni 16
Dëgjoj Gjoni 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 16:16-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video