Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjoni 16:1-15

Gjoni 16:1-15 AL1

«Jua thashë këto që të mos bini. Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat. Madje, po vjen ora kur kushdo që do t'ju vrasë do të mendojë se i shërben Perëndisë. Dhe do t'i bëjnë këto, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. Por këto gjëra jua thashë që, kur të vijë koha, t'ju kujtohet që unë jua kam thënë». «Nuk jua thashë këto që në fillim, se isha me ju. Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjëri nga ju nuk po më pyet “ku po shkon?”. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra. Por unë po ju them të vërtetën: është më mirë për ju që unë të shkoj, se po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t'jua dërgoj. Kur të vijë, ai do ta bindë botën se është fajtore në lidhje me mëkatin, drejtësinë dhe gjykimin. Në lidhje me mëkatin, sepse nuk beson në mua. Në lidhje me drejtësinë, sepse unë po shkoj tek Ati e nuk do të më shihni më. Në lidhje me gjykimin, sepse princi i kësaj bote është gjykuar. Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por tani nuk mund t'i mbani. Por kur të vijë Shpirti i së vërtetës, ai do t'ju drejtojë tek e gjithë e vërteta. Ai nuk do të flasë nga vetja, por do të flasë ato që do të dëgjojë e do t'ju njoftojë gjërat që do të ndodhin. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë nga gjërat e mia e do t'jua lajmërojë. Gjithçka që ka Ati është e imja, prandaj ju thashë se do të marrë nga të miat e do t'jua lajmërojë».

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë