Atëherë kryepriftërinjtë e farisenjtë mblodhën këshillin e thanë: «Çfarë të bëjmë? Ky njeri po bën kaq shumë shenja! Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të dhe atëherë do të vijnë romakët e do të rrënojnë tempullin e kombin tonë». Njëri prej tyre, Kajafa, që ishte kryeprifti atë vit, u tha: «Ju nuk kuptoni asgjë. A nuk e kuptoni se për ju është më mirë të vdesë një njeri për popullin, sesa të shkatërrohet gjithë kombi?». Këtë nuk e tha nga vetja, por, meqenëse ishte kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezui do të vdiste për kombin. Dhe jo vetëm për kombin, por edhe për të mbledhur e për t'i bërë një bijtë e shpërndarë të Perëndisë. Që nga ajo ditë ata vendosën ta vrasin. Prandaj Jezui nuk ecte më haptas mes judenjve, por shkoi në një vend pranë shkretëtirës, në një qytet të quajtur Efraim e ndenji atje me dishepujt. Po afrohej Pashka e judenjve dhe shumë njerëz nga i gjithë vendi shkuan në Jerusalem, përpara Pashkës, për ritin e pastrimit. Ata e kërkonin Jezuin dhe, kur ishin në tempull, pyesnin njëri-tjetrin: «Si mendoni? A do të vijë në festë?». Kryepriftërinjtë e farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ndodhej Jezui, të lajmëronte, që ta kapnin.
Lexo Gjoni 11
Dëgjoj Gjoni 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 11:47-57
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video