Në atë kohë dergjej i sëmurë Lazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i motrës së saj, Martës. Maria, motra e Lazarit të sëmurë, ishte ajo që leu Zotin me mirrë e ia fshiu këmbët me flokët e saj. Atëherë motrat i çuan fjalë Jezuit: «Zot, miku yt i dashur është sëmurë». Kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdinë e Perëndisë dhe që të përlëvdohet nëpërmjet saj Biri i Perëndisë». Jezui i donte shumë Martën, motrën e saj Marinë e Lazarin. Kur dëgjoi se Lazari ishte sëmurë, qëndroi edhe dy ditë atje ku ishte e pastaj u tha dishepujve: «Le të kthehemi përsëri në Jude!». Dishepujt i thanë: «Mësues, pak më parë judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë e ti do që të shkosh përsëri atje?». Jezui u përgjigj: «A nuk ka dita dymbëdhjetë orë? Nëse dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote. Por nëse dikush ecën natën, pengohet, se në të nuk ka dritë». Pasi u tha këto, shtoi: «Lazari, miku ynë, ka fjetur, por po shkoj ta zgjoj». Dishepujt i thanë: «Zot, nëse ka fjetur do të shpëtojë». Por Jezui u kishte folur për vdekjen e Lazarit, ndërsa ata pandehën se ai u kishte folur për gjumin e zakonshëm. Atëherë Jezui u tha hapur: «Lazari ka vdekur. Gëzohem që nuk ndodhesha atje, në mënyrë që ju të besoni. Le të shkojmë tek ai!». Thomai, i quajtur Binjak, u tha dishepujve të tjerë: «Të shkojmë edhe ne të vdesim me të!». Kur erdhi Jezui, Lazari kishte katër ditë në varr.
Lexo Gjoni 11
Dëgjoj Gjoni 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 11:1-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video