Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 38

38
Jereminë e hedhin në sternë
1Shefatjahu, biri i Matanit, Gedaliahu, biri i Pashhurit, Jehukali, biri i Shelemiahut, dhe Pashhuri, biri i Malkjahut, i dëgjuan fjalët që i shpalli Jeremia mbarë popullit, duke thënë: 2«Kështu thotë Zoti: kush qëndron në këtë qytet, do të vdesë prej shpatës, prej urisë e prej murtajës, por kush do të shkojë me kaldenjtë do të jetojë, do të përfitojë si plaçkë lufte shpirtin e vet e do të jetojë. 3Kështu thotë Zoti: ky qytet vërtet do të bjerë në dorë të ushtrisë së mbretit të Babilonisë e ai do ta pushtojë». 4Atëherë prijësit i thanë mbretit: «Le të dënohet me vdekje ky njeri, se ai po ua pret kështu duart luftëtarëve që kanë mbetur në këtë qytet dhe mbarë popullit, duke u thënë fjalë të tilla. Se ky njeri nuk kërkon të mirën e këtij populli, por të keqen». 5Mbreti Sedeki u përgjigj: «Ja, është në dorën tuaj, se mbreti nuk mund të bëjë asgjë kundër jush». 6Ata e morën Jereminë dhe e hodhën në sternën e Malkiahut, birit të mbretit, që gjendej në tremen e burgut dhe e zbritën Jereminë me litarë. Në sternë nuk kishte ujë, por baltë dhe Jeremia u zhyt në baltë.
Shpëtimi i Jeremisë
7Kur dëgjoi Ebedmeleku, kushiti eunuk i pallatit mbretëror, se Jereminë e kishin hedhur në sternë, ndërsa mbreti rrinte ulur te Porta e Benjaminit, 8Ebedmeleku doli nga pallati mbretëror e i tha mbretit: 9«Imzot mbret, vepruan me ligësi këta burra me gjithçka i bënë profetit Jeremi, duke e hedhur në sternë. Ai do të vdesë prej urisë, se nuk ka më bukë në qytet». 10Atëherë mbreti i dha urdhër Ebedmelekut, kushitit, e i tha: «Merr me vete tre burra prej këtu e nxirre profetin Jeremi nga sterna para se të vdesë». 11Ebedmeleku mori burrat me vete dhe shkoi në pallatin mbretëror, poshtë qilarit, mori që andej disa lecka e zhele e ia hodhi Jeremisë në sternë me litarë. 12Ebedmeleku, kushiti, i tha Jeremisë: «Lidhi leckat e zhelet poshtë sqetullave, bashkë me litarin». Jeremia veproi ashtu. 13Atëherë e ngritën Jereminë me litar dhe e nxorën jashtë sternës. Jeremia qëndroi në tremen e rojës.
Jeremia përsërit paralajmërimin
14Mbreti Sedeki dërgoi njerëz për ta sjellë Jereminë te hyrja e tretë e tempullit të Zotit. Mbreti i tha Jeremisë: «Unë po të pyes për diçka, mos më fshih asgjë». 15Jeremia iu përgjigj Sedekisë: «Nëse të tregoj, a nuk do të më vrasësh? Edhe nëse të jap këshillë, nuk do të më dëgjosh». 16Atëherë mbreti Sedeki iu betua tinëz Jeremisë: «Pasha Zotin, që na dha këtë jetë, nuk do të të vras, as do të të lë në dorë të këtyre njerëzve që po kërkojnë të të marrin shpirtin».
17Atëherë Jeremia i tha Sedekisë: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: nëse u dorëzohesh prijësve të mbretit të Babilonisë, do ta shpëtosh jetën dhe ky qytet nuk do të digjet me zjarr. Do të jetosh ti dhe shtëpia jote. 18Por nëse nuk dorëzohesh te prijësit e mbretit të Babilonisë, atëherë ky qytet do të bjerë në dorë të kaldenjve. Ata do ta djegin me zjarr e ti nuk do t'u shpëtosh nga duart». 19Mbreti Sedeki iu përgjigj Jeremisë: «Unë kam frikë nga judenjtë që janë dorëzuar te kaldenjtë, se mos bie në dorë të tyre e sillen keq me mua». 20Por Jeremia i tha: «Nuk do të të dorëzojnë. Dëgjoje zërin e Zotit për çfarë po të them dhe gjithçka do të shkojë mbarë e do ta shpëtosh jetën. 21Por nëse nuk pranon të dorëzohesh, kjo është fjala që më dëftoi Zoti: 22ja, të gjitha gratë që mbetën në pallatin mbretëror të Judës do t'u dorëzohen prijësve të mbretit të Babilonisë e do të thonë:
të mashtruan e të mundën
njerëzit me të cilët ishe i sigurt.
Kur këmbët të ngecën në baltë
ata ta kthyen shpinën.
23Të gjitha gratë e bijtë tuaj do t'u dorëzohen kaldenjve, por as ti nuk do të shpëtosh prej dorës së tyre. Do të kapesh prej dorës së mbretit të Babilonisë dhe ky qytet do të digjet me zjarr».
24Sedekia i tha Jeremisë: «Askush të mos i marrë vesh këto fjalë, që të mos vdesësh. 25E nëse prijësit dëgjojnë se kam folur me ty dhe vijnë te ti e të thonë: “Na trego çfarë i the mbretit e çfarë të tha mbreti, mos na fshih asgjë, që të mos vdesësh”, 26ti do t'u thuash: “Iu përgjërova mbretit, që të mos më kthente në shtëpinë e Jonatanit e të vdisja atje”». 27Atëherë të gjithë prijësit erdhën te Jeremia dhe e pyetën. Ai u përgjigj siç e kishte urdhëruar mbreti, prandaj ata nuk folën më me të, se nuk u përhap asnjë fjalë. 28Jeremia mbeti në tremen e burgut deri kur u mor Jerusalemi. Dhe Jerusalemi u mor.

Aktualisht i përzgjedhur:

Jeremia 38: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr