Ti më joshe, o ZOT, e unë u josha, më munde e fitove. Shpoti u bëra tërë ditën, të gjithë tallen me mua Se sa herë flas, bërtas: “Dhunë e rrënim!”, thërras, se shkak qesëndie u bë për mua fjala e ZOTIT e shkak përqeshjeje tërë ditën. Thosha me vete: “Nuk do ta kujtoj më, e nuk do të flas më në emrin e tij”. Por kisha në zemër një si zjarr flakërues, të ndryrë brenda kockave të mia. U orvata ta ndalja, por nuk munda. Dëgjoja pëshpërimat e shumicës: “Tmerr rreth e qark! Paditeni! Ta paditim!”. Të gjithë dashamirësit e mi prisnin rrëzimin tim: “Ndoshta do të gënjehet, mund ta mposhtim e të marrim hak kundër tij”. Por ZOTI është me mua porsi trim i frikshëm, ndaj do të dridhen përndjekësit e mi e nuk do të ngadhënjejnë. Do të koriten fare, se nuk do t'ia dalin, me turp të përhershëm që nuk do të harrohet. O ZOTI i ushtrive, që e shqyrton të drejtin, që shqyrton veshkat e zemrën, shfaqma hakmarrjen tënde kundër tyre, se ty ta parashtrova çështjen time.
Lexo Jeremia 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 20:7-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video