Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjyqtarët 6:25-32

Gjyqtarët 6:25-32 AL1

Po atë natë, ZOTI i tha: «Merr demin e tyt eti dhe një dem tjetër shtatë vjeçar. Shkatërro altarin e Baalit që ka ngritur yt atë dhe copëtoje shtyllën e Asherasë që është pranë altarit. Pastaj, po në majë të atij shkëmbi, ndërto një altar për ZOTIN, Perëndinë tënd. Merr mandej demin e dytë dhe kushtoje si fli shkrumbimi me drutë e shtyllës së Asherasë që do të kesh copëtuar». Gideoni mori dhjetë nga shërbëtorët e tij e bëri siç i tha ZOTI. Nga frika e familjes së tij dhe e banorëve të qytetit, nuk e bëri ditën, por natën. Kur njerëzit e qytetit u ngritën të nesërmen në mëngjes, panë altarin e Baalit të shkatërruar, shtyllën e Asherasë pranë tij të copëtuar dhe demin e dytë të kushtuar mbi altarin e rindërtuar. Atëherë filluan t'i thonë njëri-tjetrit: «Kush e ka bërë këtë?». Hetuan e pyetën për këtë çështje e u thanë se e kishte bërë Gideoni, biri i Joashit. Burrat e qytetit i thanë Joashit: «Nxirre djalin jashtë që ta vrasim, se ka shkatërruar altarin e Baalit dhe ka prerë shtyllën e Asherasë që ishte pranë altarit». Joashi u tha të gjithë atyre që e kishin rrethuar: «Juve ju takuaka të mbroni e të shpëtoni Baalin? Ai që do të mbrojë Baalin, do të vdesë deri nesër në mëngjes. Nëse Baali na qenka perëndi, atëherë le të mbrohet vetë nga ai që ia prishi altarin». Që prej asaj dite Gideoni u quajt Jerubaal, që do të thotë «Baali le të mbrohet vetë», sepse i kishte prishur altarin.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjyqtarët 6:25-32