Gideoni shkoi e përgatiti një kec e disa kuleç të ndormë me tridhjetë kilogramë miell. Mishin e vuri në një shportë, ndërsa lëngun e mishit në një poçe balte dhe ia solli e ia shtroi përpara nën lis. Atëherë engjëlli i Perëndisë i tha: «Merre mishin dhe kuleçtë e ndormë, vëri mbi atë shkëmb e derdh mbi ta lëngun e mishit». Gideoni bëri si i tha. Pastaj engjëlli i ZOTIT shtriu shkopin që mbante në dorë dhe me majën e tij preku mishin dhe kuleçtë e ndormë. Nga shkëmbi doli zjarr, që e përpiu mishin me gjithë kuleçtë e ndormë. Atëherë engjëlli i ZOTIT u zhduk nga sytë e Gideonit.
Lexo Gjyqtarët 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 6:19-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video