Teksa flaka po ngjitej prej altarit në qiell, engjëlli i ZOTIT u ngjit bashkë me flakën e altarit. Kur e panë këtë, Manoahu me gruan e tij ranë me fytyrë përtokë. Engjëlli i ZOTIT nuk iu shfaq më Manoahut dhe gruas së tij. Manoahu e kuptoi se ai kishte qenë engjëlli i ZOTIT e i tha së shoqes: «Kemi për të vdekur, se pamë Perëndinë». E shoqja i tha: «Nëse ZOTI do të donte që të vdisnim, nuk do ta kishte pranuar flinë tonë të shkrumbimit bashkë me flinë tonë të drithit, nuk do të na i tregonte të gjitha këto gjëra e nuk do të na fliste për to». Gruaja lindi djalë dhe e quajti Samson. Djali u rrit dhe ZOTI e bekoi.
Lexo Gjyqtarët 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 13:20-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video