Ç'dobi ka, vëllezërit e mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? Nëse ndonjë vëlla apo motër nuk ka rroba për të veshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, dhe ndonjë nga ju u thotë: «Shkoni në paqe, ngrohuni e ngopuni!», por nuk u jep atyre gjërat e nevojshme për trupin, ç'dobi ka kjo? Kështu, pra, edhe besimi pa vepra është i vdekur në vetvete. Por, dikush do të thotë: «Ti ke besimin, ndërsa unë kam veprat». Unë i them: «Më trego si mund ta kesh besimin pa vepra dhe unë do të të tregoj besimin nga veprat e mia». Ti beson se ka vetëm një Perëndi? Mirë bën. Edhe djajtë e besojnë dhe dridhen. A do ta kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i padobishëm? A nuk u bë i drejtë nga veprat ati ynë, Abrahami, kur kushtoi birin e tij, Isakun, mbi altar? A e shikon se besimi bashkëveproi me veprat e tij dhe u përsos nëpërmjet tyre? Kështu u përmbush Shkrimi: Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi. Ai u quajt mik i Perëndisë. Pra, e shihni se njeriu bëhet i drejtë nga veprat e jo vetëm nga besimi. Po ashtu edhe lavirja Rahabë. A nuk u bë e drejtë edhe ajo nga veprat kur priti të dërguarit dhe i përcolli nga një rrugë tjetër? Sikurse trupi është i vdekur pa shpirtin, ashtu edhe besimi është i vdekur pa veprat.
Lexo Jakobi 2
Dëgjoj Jakobi 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jakobi 2:14-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video