Ngazëllohu, o shterpë, që nuk linde, shpërthe e bërtit nga gëzimi, ti, që dhimbjet e lindjes nuk i pate. Ja, bijtë e të braktisurës më të shumtë do të jenë se bijtë e asaj që ka burrë, thotë ZOTI. Zgjeroje vendin e tendës sate, shtriji pa kursim pëlhurat e banesës sate, zgjati litarët e tendës sate, hunjtë e saj përforcoji, se do të përhapesh në të djathtë e në të majtë, pasardhësit e tu do të zotërojnë kombet, qytetet e shkretuara do t'i popullojnë. Mos ki frikë, se nuk do të turpërohesh, mos u skuq, se nuk do të çnderohesh. Turpin e rinisë do ta harrosh, çnderimin e vejërisë më s'do ta kujtosh.
Lexo Isaia 54
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 54:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video