Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e dritën për errësirë, që hidhësinë e mbajnë për të ëmbël e të ëmblën për të hidhur. Mjerë ata që mbahen për të urtë, që kujtojnë se janë të mençur. Mjerë ata që janë trima për të pirë verë e mjeshtra për të përzier pijet dehëse, që e shfajësojnë të paudhin për të marrë mitë e të drejtit ia mohojnë drejtësinë. Ndaj, sikur gjuha e zjarrit djeg kashtën e flaka përpin bykun, ashtu do t'u kalbet rrënja e lulja e tyre do të fluturojë si pluhuri, se e hodhën poshtë ligjin e ZOTIT të ushtrive, e përçmuan fjalën e të shenjtit të Izraelit.
Lexo Isaia 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 5:20-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video