Atëherë të verbërve do t'u çelen sytë, të shurdhërve do t'u hapen veshët, i çali do të kërcejë si dreri, gjuha e shurdhmemecit do të brohorasë, se në shkretëtirë do të gëlojnë ujërat, përrenjtë do të vërshojnë në tokë të thatë. Toka e shkrumbuar do të bëhet liqen, vendi i thatë burim ujërash. Në strofullin ku strukeshin çakejtë, do të rritet kallami e xunkthi. Atje do të ketë një udhë të gjerë, një udhë që do të quhet «Udha e Shenjtë» dhe i papastri nëpër të s'do të kalojë. Do të jetë vetëm për ata që udhës së drejtë ecin, dhe të marrët s'kalojnë dot nëpër të. Luan atje s'do të ketë, bishë grabitqare s'do të shkelë atje. Jo, ato s'do të kalojnë nëpër të, por do të kalojnë vetëm të shpenguarit. Do të kthehen të shpëtuarit prej ZOTIT, në Sion do të vijnë me britma gëzimi, ngazëllimi i përhershëm do t'ua çelë fytyrën, do t'i pushtojë hareja e ngazëllimi, trishtimi e psherëtima larg do të degdisen.
Lexo Isaia 35
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 35:5-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video