Isaia 20
20
Kundër Egjiptit dhe Etiopisë
1Në vitin kur Sargoni, mbreti i Asirisë, dërgoi në Ashdod një kryekomandant, ai e sulmoi Ashdodin dhe e pushtoi. 2Në atë kohë Zoti foli përmes Isaisë, birit të Amosit, e tha: «Shko, hiq grathoren nga ijët e zbath sandalet nga këmbët». Dhe ashtu bëri, eci lakuriq e zbathur. 3Atëherë Zoti tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e këmbëzbathur për tre vjet, si shenjë e si paralajmërim për Egjiptin e për Kushin, 4ashtu do t'i degdisë edhe mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit, bashkë me të dëbuarit e Kushit, të rinj e pleq, lakuriq, të zbathur e me vithet jashtë, për turp të Egjiptit. 5Atëherë do të tmerrohen e do të turpërohen për shkak të Kushit, shpresës së tyre, e për shkak të Egjiptit, krenarisë së tyre. 6Atë ditë banorët e këtij bregdeti do të thonë: “Ja, kjo ishte shpresa jonë, vendi ku u strehuam për të gjetur ndihmë e për të shpëtuar prej mbretit të Asirisë. Po tani, si do të shpëtojmë?”».
Aktualisht i përzgjedhur:
Isaia 20: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020