Fjala, që Isaia, biri i Amosit, pa në vegim për Judën dhe Jerusalemin. Do të ndodhë në ditët e ardhshme, që mali i shtëpisë së ZOTIT do të hedhë rrënjë mbi majat e maleve, përmbi kodra do të lartësohet e kombet mbarë do të vërshojnë drejt tij. Shumë popuj do të vijnë e do të thonë: «Ejani të ngjitemi në malin e ZOTIT, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit, që udhët e tij të na i mësojë, që shtigjeve të tij të ecim». Se prej Sionit do të dalë ligji, prej Jerusalemit fjala e ZOTIT. Ai do ta bëjë gjyqin ndërmjet kombeve, ai do të shpallë vendim për shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat e do t'i bëjnë plugje, heshtat në drapërinj do t'i kthejnë. Kombi kundër kombit s'do ta ngrejë shpatën, për luftë më nuk do të ushtrohet kush. Ejani, o ju të shtëpisë së Jakobit, le të ecim në dritën e ZOTIT!
Lexo Isaia 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 2:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video