Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hebrenjve 2:1-10

Hebrenjve 2:1-10 AL1

Prandaj duhet të tregojmë më shumë kujdes për gjërat që kemi dëgjuar, që të mos dalim nga udha. Nëse fjala që u tha nëpërmjet engjëjve, u vërtetua dhe çdo shkelje e mosbindje ndaj saj mori ndëshkimin e drejtë, si do të shpëtojmë po të lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Këtë shpëtim në fillim e shpalli Zoti dhe më pas na e vërtetuan ata që e dëgjuan. Për të dëshmoi edhe vetë Perëndia me anë shenjash e mrekullish dhe me dhuratat e Shpirtit të shenjtë, të ndara sipas vullnetit të tij. Perëndia nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim. Diku dëshmohet: ç'është njeriu, që të kujtohesh për të? Ç'është biri i njeriut, që të kujdesesh për të? Për pak kohë e bëre më të vogël se engjëjt dhe e kurorëzove me lavdi e me nder . Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij. Kur i nënshtroi gjithçka, nuk la asgjë pa i nënshtruar. Por tani ne ende nuk e shohim që gjithçka i është nënshtruar atij. Jezuin, që për pak kohë u bë më i vogël se engjëjt, tani e shohim të kurorëzuar me lavdi e me nder për shkak të vdekjes së tij. Kështu, me hirin e Perëndisë, ai provoi vdekjen për të gjithë njerëzit. Perëndia, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha gjërat, çoi shumë bij drejt lavdisë. Ai, pra, duhej ta bënte të përsosur kreun e shpëtimit të tyre nëpërmjet vuajtjeve.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Hebrenjve 2:1-10