Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hebrenjve 12:1-11

Hebrenjve 12:1-11 AL1

Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret. Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë. Mendoni, pra, atë që duroi një armiqësi të tillë kundër vetes prej mëkatarëve, që të mos ligështoheni e t'ju lëshojë zemra. Sepse ju ende nuk keni arritur deri atje sa të derdhni gjakun në luftën kundër mëkatit. Ju keni harruar këshillën që Perëndia jua tha si bijve të vet: biri im, mos e përçmo qortimin e Zotit e mos të të lëshojë zemra kur ai të qorton, se Zoti e qorton atë që e do dhe fshikullon atë që pranon si bir. Durojeni qortimin, se Perëndia po sillet me ju si bij. A ka ndonjë bir që nuk qortohet nga i ati? Nëse nuk do të qortoheni siç qortohen gjithë të tjerët, atëherë nuk jeni bij të vërtetë, por jeni fëmijë të paligjshëm. Pastaj, nëse nderojmë etërit tanë tokësorë kur ata na qortojnë, a nuk duhet t'i nënshtrohemi më tepër Atit të shpirtrave e të fitojmë jetën? Etërit tokësorë na qortuan për pak kohë, ashtu siç e menduan, ndërsa Perëndia na qorton për të mirën tonë që ne të marrim pjesë në shenjtërinë e tij. Qortimet aty për aty duket se sjellin trishtim dhe jo gëzim, por më vonë, ata që janë ushtruar me qortimin do të shijojnë fryte paqtimi e drejtësie.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Hebrenjve 12:1-11

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë