Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Habakuku 2

2
Perëndia
1«Në vrojtore do të qëndroj,
mbi kullë do të zë vend,
që të shoh se ç'do të më thotë Perëndia,
ç'përgjigje do t'i japë ankesës sime.
2 Zoti më tha e m'u përgjigj:
“Shkruaje vegimin,
bëje të qartë në rrasa,
që rrjedhshëm të lexohet.
3Vegimi ka kohën e vet,
nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen.
Edhe në u vonoftë, prite,
se vjen, vjen e nuk vonon.
4Ja, i padrejti në shpirt, do të meket#2.4 ose: Ja, krekoset dhe dëshirat i tij nuk janë të drejta,
por i drejti do të jetojë
prej besimit të vet”.
5Vërtet, pasuria#2.5 heb. vera është mashtruese,
krenarin e bën të mos reshtë.
Grykës është ai porsi skëterra,
s'ngihet si mortja vetë.
Për vete mbledh tërë kombet,
grumbullon popujt krejt.
6Por, tërë këta,
do të hedhin thumba ndaj tij,
me gjëegjëza në lojë do ta vënë
e do të thonë:
“Mjerë ai që shton çka s'është e tija,
që pasurohet me pengjet që merr!
Por, për sa kohë?”.
7A s'do të ngrihen befas,
ata që kamatë të paguajnë?
A s'do të zgjohen,
ata që të kallin datën?
Preja e tyre do të bëhesh.
8Shumë kombe bastise,
ndaj, gjithë sa mbetën, ty do të të plaçkisin,
për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend,
të qyteteve e banorëve të tyre.
9Mjerë ai që sjell fitime të mbrapshta në shtëpi
e folenë e vet e ngre lart,
që kthetrave të fatkeqësisë t'u shpëtojë!
10Shtëpinë me turp e mbulove,
vetë e pësove,
se shumë popuj there.
11Prej murit gurët do të thërrasin,
e trarët do të përgjigjen prej pullazit.
12Mjerë ai që me gjak ndërton qytete
e me padrejtësi ngre vendbanime!
13Ja, prej Zotit të ushtrive,
a nuk shkojnë në zjarr mundimet e popujve
e robtohen më kot kombet?
14Plot do të jetë toka
me njohurinë e lavdisë së Zotit,
siç mbushin ujërat detin.
15Mjerë ai që të afërtit i jep të pijë,
e zbraz vrerin e vet
dhe madje e deh,
që ta shohë lakuriq!
16U dende
me turp e jo me nder.
Pi edhe ti,
parrethprerjen trego.
Kupa e të djathtës së Zotit po të vërtitet,
turpi nderin do të ta mbulojë.
17Do të të kaplojë dhuna që hoqi Libani,
kërdia e kafshëve do të të tmerrojë.
Për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend,
të qyteteve e banorëve të tyre.
18Ç'dobi ka idhulli,
kur trajtën ia jep gdhendësi,
copa e metalit që mashtrim përhap?
Ç'dobi ka idhulli,
kur përfytyrimit të vet mjeshtri i beson?
Idhujt që bëri janë memecë!
19Mjerë kush i thotë drurit: “Zgjohu!”,
gurit të pagojë: “Ngrihu!”.
Pse, idhulli do të të mësojë?!
Ja, i veshur është me ar e argjend,
por nuk ka frymë jete në të.
20Por, Zoti është në tempullin e tij të shenjtë,
mbarë toka para tij të heshtë».

Aktualisht i përzgjedhur:

Habakuku 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr