Si shkuan shtatë vitet e begatshme në tokën e Egjiptit, filluan shtatë vitet e zisë, ashtu siç kishte thënë Jozefi. Në të gjitha vendet pllakosi zia e bukës, por në tërë tokën e Egjiptit kishte bukë. Kur tërë vendin e Egjiptit e zuri uria, populli i kërkoi bukë faraonit. Atëherë ai u tha: «Shkoni te Jozefi e bëni çfarë t'ju thotë». Kur zia e bukës mbuloi gjithë faqen e dheut, Jozefi hapi të gjithë drithnikët e u shiti grurë egjiptianëve, se zia e bukës ishte e rëndë në tokën e Egjiptit. Njerëz nga të gjitha anët vinin në Egjipt për të blerë grurë nga Jozefi, se zia e bukës ishte e rëndë në të gjithë tokën.
Lexo Zanafilla 41
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 41:53-57
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video