Adami fjeti me Evën, gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Kainin, prandaj tha: «Me ndihmën e ZOTIT fitova një njeri!». Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari dhensh, ndërsa Kaini punonte tokën. Pas njëfarë kohe Kaini i kushtoi ZOTIT nga frytet e tokës. Edhe Abeli i kushtoi nga të parëlindurit e kopesë e nga dhjami i tyre. ZOTI e pa me pëlqim Abelin dhe kushtimin e tij, ndërsa Kainin dhe kushtimin e tij nuk e pa me pëlqim. Kaini u zemërua fort dhe i iku fytyra. ZOTI i tha Kainit: «Përse je zemëruar fort e të ka ikur fytyra? Nëse vepron mirë a nuk do të shihesh me pëlqim? Por, nëse nuk vepron mirë, mëkati të pret te dera, të dëshiron, por ti duhet ta sundosh». Kaini foli me Abelin, të vëllanë; kur u gjendën në fushë Kaini u ngrit kundër Abelit, të vëllait, dhe e vrau. ZOTI i tha Kainit: «Ku është Abeli, vëllai yt?». Ai tha: «Nuk e di. Mos jam rojtari i vëllait tim?!». ZOTI i tha: «Çfarë bëre?! Dëgjo, po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd.
Lexo Zanafilla 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 4:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video