Jakobi i dërgoi dhuratat përpara tij, por ai vetë e kaloi atë natë në fushim. Po atë natë Jakobi u ngrit, mori dy gratë e veta, dy shërbëtoret, të njëmbëdhjetë djemtë dhe kaloi vaun e Jabokut. I mori e i kaloi nga ana tjetër e lumit bashkë me gjithçka kishte. Kështu, Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë u përlesh me të deri në të gdhirë. Kur tjetri pa se nuk po e mundte dot Jakobin, i kapi kërdhokullën dhe, gjatë përleshjes, ia nxori vendit. Pastaj i tha: «Më lësho, se po zbardhet». Por Jakobi i tha: «Nuk të lëshoj derisa të më bekosh». Ai i tha: «Si quhesh?». Iu përgjigj: «Jakob». Atëherë i tha: «Nuk do të quhesh më Jakob, por Izrael, sepse luftove me Perëndinë e me njerëzit dhe fitove». Jakobi iu lut: «Ma trego emrin». Por ai i tha: «Përse më pyet për emrin?». Dhe aty e bekoi Jakobin. Atëherë Jakobi e quajti atë vend Penuel, sepse tha: «Ballë për ballë e pashë Perëndinë e mbeta gjallë».
Lexo Zanafilla 32
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 32:22-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video