Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit: Abrahamit i lindi Isaku. Ai ishte dyzet vjeç kur mori për grua nga Padan Arami Rebekën, bijën e Betuel Arameasit dhe motrën e Laban Arameasit. Isaku iu lut ZOTIT për gruan e tij, sepse ajo ishte beronjë. ZOTI e dëgjoi dhe Rebeka mbeti shtatzënë. Djemtë përlesheshin me njëri-tjetrin brenda barkut të saj, prandaj ajo tha: «Pse po më ndodh kështu?» e shkoi të pyesë ZOTIN. Atëherë ZOTI i tha: «Dy kombe janë në barkun tënd e dy popuj do të dalin prej teje. Njëri do të jetë më i fortë se tjetri e i madhi do t'i shërbejë të voglit».
Lexo Zanafilla 25
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 25:19-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video