Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zanafilla 25

25
Pasardhësit e Abrahamit
1Abrahami mori një grua tjetër që quhej Ketura. 2Ajo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Ishbakun e Shuahun. 3Jokshanit i lindi Shebai e Dedani. Bijtë e Dedanit ishin ashuritët, letushitët e leumitët. 4Bijtë e Midianit ishin Efahu, Eferi, Enoku, Abidai e Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë. 5Abrahami ia la Isakut gjithë pasurinë e vet. 6Por bijve të shemrave të veta u dha dhurata e, ndërsa ishte gjallë, i dërgoi drejt lindjes, në vendin lindor, larg nga i biri, Isaku.
7Abrahami jetoi njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet. 8Ai dha shpirt e vdiq në pleqëri të lume, i thyer në moshë e me jetë të gjatë dhe u varros bashkë me popullin e tij. 9Isaku e Ishmaeli, bijtë e tij, e varrosën në shpellën e Makpelës, që është në lindje të Mamreut, në arën e Efronit, birit të Cohar Hititit, 10që Abrahami e pati blerë prej bijve të Hetit. Atje u varros ai e Sara, gruaja e tij. 11Pas vdekjes së Abrahamit, Perëndia e bekoi Isakun, birin e tij, dhe ai banoi pranë Ber Lahaj Roiut.
Pasardhësit e Ishmaelit
12Këta janë pasardhësit e Ishmaelit, birit të Abrahamit, që ia lindi Hagara, egjiptiania, skllavja e Sarës. 13Këta janë emrat e bijve të Ishmaelit sipas radhës: Nebajoti, i parëlinduri i Ishmaelit, Kedari, Adbeli, Mibsami, 14Mishmai, Dumahu, Masai, 15Hadadi, Temai, Jeturi, Nafishi e Kedmahu. 16Këta janë bijtë e Ishmaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave e fushimeve të tyre; dymbëdhjetë prijës sipas fiseve të tyre. 17Ishmaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Ai dha shpirt, vdiq e u varros bashkë me popullin e vet. 18Bijtë e Ishmaelit banuan nga Havilahu deri në Shur, që është përballë Egjiptit, në drejtim të Asirisë. Ata jetuan në kundërshti#25.18 ose: ata banuan kundruall; he. ai ra para me vëllezërit e tij.
Lindja e Esaut dhe e Jakobit
19Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit: Abrahamit i lindi Isaku. 20Ai ishte dyzet vjeç kur mori për grua nga Padan Arami Rebekën, bijën e Betuel Arameasit dhe motrën e Laban Arameasit. 21Isaku iu lut Zotit për gruan e tij, sepse ajo ishte beronjë. Zoti e dëgjoi dhe Rebeka mbeti shtatzënë. 22Djemtë përlesheshin me njëri-tjetrin brenda barkut të saj, prandaj ajo tha: «Pse po më ndodh kështu?» e shkoi të pyesë Zotin. 23Atëherë Zoti i tha:
«Dy kombe janë në barkun tënd
e dy popuj do të dalin#25.23 ose: ndahen prej teje.
Njëri do të jetë më i fortë se tjetri
e i madhi do t'i shërbejë të voglit».
24Kur i erdhi koha për të lindur, ajo lindi binjakë. 25I pari doli i kuq, mbuluar i tëri si me një gunë leshi. Atë e quajtën Esau. 26Pastaj doli i vëllai që e kishte mbërthyer Esaun nga thembra. Ai u quajt Jakob. Isaku ishte gjashtëdhjetë vjeç kur i lindën djemtë.
27Kur ata u rritën, Esau u bë gjahtar i aftë, njeri i fushës, ndërsa Jakobi ishte i përkryer e rrinte nëpër tenda. 28Isaku donte Esaun, sepse i pëlqente gjahu, ndërsa Rebeka donte Jakobin.
Esau shet të drejtën e parëlindjes
29Një herë kur Jakobi po gatuante gjellë#25.29 ose: supë, Esau erdhi prej fushës i lodhur 30e i tha Jakobit: «Më lër ta përlaj këtë gjënë e kuqe, se jam i sfilitur». Prandaj dhe u quajt Edom. 31Jakobi tha: «Më shit më parë të drejtën e parëlindjes». 32Esau u përgjigj: «Unë po vdes, ç'më duhet kjo e drejtë?». 33Jakobi i tha: «M'u beto tani». Ai iu betua e ia shiti Jakobit të drejtën e parëlindjes. 34Atëherë Jakobi i dha Esaut bukë e gjellë me thjerrëza. Ai hëngri e piu e pastaj u ngrit e iku. Kështu, Esau e përbuzi të drejtën e parëlindjes.

Aktualisht i përzgjedhur:

Zanafilla 25: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr