Në atë kohë, Abimeleku e Pikoli, prijësi i ushtrisë së tij, i thanë Abrahamit: «Perëndia është me ty në çdo gjë që bën. Betohu, pra, në emër të Perëndisë se nuk do të më mashtrosh as mua, as fëmijët e mi e as pasardhësit e mi. Por ashtu siç unë t'u tregova mirëdashës, ashtu edhe ti do të veprosh me mua e me vendin në të cilin banon si i huaj». Abrahami tha: «Betohem!». Pastaj Abrahami iu ankua Abimelekut për një pus që ia kishin marrë shërbëtorët e Abimelekut. Abimeleku i tha: «Nuk e di kush e ka bërë këtë gjë. Ti nuk më ke treguar e unë nuk kisha dëgjuar gjë deri më sot». Atëherë Abrahami mori dhen e qe, ia dha Abimelekut e të dy lidhën besën. Abrahami vuri mënjanë shtatë rrunëza të kopesë. Abimeleku i tha Abrahamit: «Përse i vure mënjanë këto shtatë rrunëza?». Ai i tha: «Këto shtatë rrunëza do t'i marrësh prej meje si dëshmi që e hapa unë këtë pus». Prandaj ai vend u quajt Bershebë pasi atje u betuan të dy.
Lexo Zanafilla 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 21:22-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video