Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, ZOTI iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me mua e ji i paqortueshëm. Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: «Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre». Perëndia i tha Abrahamit: «Sa për ty, ti do të mbash besëlidhjen time, ti e pasardhësit e tu brez pas brezi. Besëlidhja që ti e pasardhësit e tu duhet të mbani është kjo: gjithë meshkujt tuaj do të rrethpriten. Do të rrethpriteni në lëkurën e gjymtyrës mashkullore e kjo do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e jush.
Lexo Zanafilla 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 17:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video