Engjëlli i ZOTIT e gjeti Hagarën pranë një burimi në shkretëtirë, te burimi udhës për në Shur. Ai i tha: «Hagarë, skllavja e Sarajës, nga po vjen e ku po shkon?». Ajo u përgjigj: «Po largohem nga zonja ime, Saraja». Engjëlli i ZOTIT i tha: «Kthehu te zonja jote e nënshtroju asaj». E i tha: «Do t'i shumoj pasardhësit e tu aq shumë saqë nuk do të mund të numërohen». Engjëlli i ZOTIT i tha: «Ja, ti je shtatzënë, do të lindësh djalë e do ta quash Ishmael, se ZOTI e dëgjoi vuajtjen tënde. Ai do te jetë si gomar i egër mes njerëzve. Dora e tij do të jetë kundër të gjithëve e dora e të gjithëve kundër tij. E do të jetojë në kundërshti me vëllezërit e tij». Atëherë ajo thirri emrin e ZOTIT, që i foli, e tha: «Ti je Perëndia që këqyr, se këtu pashë me të vërtetë atë që këqyr». Prandaj edhe burimi quhet Ber Lahaj Roi e ndodhet mes Kadeshit e Beredit. Hagara i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti, djalin e lindur nga Hagara, Ishmael.
Lexo Zanafilla 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 16:7-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video