Të katër mbretërit plaçkitën tërë pasurinë e Sodomës e të Gomorrës dhe gjithë ushqimet e tyre e u larguan. Ata zunë edhe Lotin, nipin e Abramit, që banonte në Sodomë, bashkë me pasurinë e tij, e u larguan. Një prej atyre që kishin shpëtuar erdhi dhe e njoftoi Abram Hebreun që banonte pranë lisave të Mamre Amoritit. Ky ishte i vëllai i Eshkolit dhe Anerit që ishin aleat me Abramin. Kur Abrami dëgjoi se i nipi u zu rob, ngriti për luftë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të stërvitur, të lindur në shtëpinë e tij, e i ndoqi mbretërit deri në Dan. Gjatë natës, i ndau shërbëtorët në grupe kundër tyre. I mundi mbretërit e i ndoqi deri në Hobah që është në veri të Damaskut. Pastaj rimori gjithë pasurinë. Mori edhe nipin e tij, Lotin, bashkë me pasurinë e tij, me gratë e popullin. Kur Abrami po kthehej, pasi kishte mposhtur Kedorlaomerin e mbretërit që ishin me të, mbreti i Sodomës doli ta takonte në luginën e Shavehut. Ajo është lugina e Mbretit.
Lexo Zanafilla 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 14:11-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video