Edhe Loti, që udhëtonte me Abramin, kishte dhen, qe e tenda. Nuk kishte vend për të dy, se pasuria e tyre ishte aq e madhe, saqë nuk mund të jetonin bashkë. Kështu, filloi një grindje mes barinjve të bagëtive të Abramit e barinjve të bagëtive të Lotit. Në atë kohë, në atë vend jetonin kananitët e perizitët. Atëherë Abrami i tha Lotit: «Të mos ketë grindje mes nesh, mes barinjve të mi e barinjve të tu, se jemi vëllezër. A nuk është e gjithë toka përpara teje? Le të ndahemi. Nëse shkon në të majtë, unë do të marr në të djathtë. E nëse shkon në të djathtë, unë do të marr në të majtë». Loti ngriti sytë e pa se gjithë lugina e Jordanit deri në Coar ujitej si kopshti i ZOTIT, si toka e Egjiptit, përpara se ZOTI të shkatërronte Sodomën e Gomorrën. Loti zgjodhi për vete gjithë luginën e Jordanit e udhëtoi drejt lindjes. Kështu, u ndanë nga njëri-tjetri. Abrami banoi në tokën e Kanaanit, ndërsa Loti banoi në qytetet e luginës dhe ngriti tendat pranë Sodomës. Mirëpo njerëzit e Sodomës ishin shumë të ligj e mëkatarë para ZOTIT. Pasi Loti u largua prej tij, ZOTI i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap». Atëherë Abrami ngriti tendat dhe shkoi e banoi ndër lisat e Mamreut që janë në Hebron. Atje i ngriti një altar ZOTIT.
Lexo Zanafilla 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 13:5-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video