E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë. Kur udhëtuan nga lindja, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje. E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës. E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut». ZOTI zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin. E ZOTI tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta. Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit». Atëherë ZOTI i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin. Prandaj edhe quhet Babel, se atje ZOTI përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej ZOTI i shpërndau mbi faqen e tërë dheut.
Lexo Zanafilla 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 11:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video