Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: kurvëria, ndyrësia, fëlligështia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet, zilitë, dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi, zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj. Ata që janë të Krishtit Jezu e kanë kryqëzuar dobësinë njerëzore bashkë me pasionet dhe dëshirat. Nëse jetojmë në Shpirt, atëherë edhe të udhëhiqemi prej tij. Të mos krekosemi duke ngucur e duke lakmuar njëri-tjetrin.
Lexo Galatasve 5
Dëgjoj Galatasve 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Galatasve 5:19-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video