Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Galatasve 5:13-26

Galatasve 5:13-26 AL1

Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri. Sepse i gjithë ligji është përmbledhur në këtë urdhër të vetëm: duaje të afërtin si veten. Por nëse kafshoni e përpini njëri-tjetrin, ruajuni se mos shfarosni njëri-tjetrin. Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit. Sepse dëshirat e mishit janë kundër Shpirtit e Shpirti është kundër dëshirave të mishit. Këta janë në kundërshtim njëri me tjetrin e kështu ju nuk bëni atë që dëshironi. Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin. Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: kurvëria, ndyrësia, fëlligështia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet, zilitë, dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi, zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj. Ata që janë të Krishtit Jezu e kanë kryqëzuar dobësinë njerëzore bashkë me pasionet dhe dëshirat. Nëse jetojmë në Shpirt, atëherë edhe të udhëhiqemi prej tij. Të mos krekosemi duke ngucur e duke lakmuar njëri-tjetrin.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Galatasve 5:13-26