Siç e këqyr bariu grigjën e vet, kur është mes deleve të shpërndara, kështu do t'i këqyr unë delet e mia dhe do t'i shpëtoj nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në ditë me re e me terr. Do t'i nxjerr prej popujve dhe do t'i sjell nga vendet e tjera drejt tokës së tyre. Do t'i kullot nëpër malet e Izraelit, nëpër shpate dhe në të gjitha vendbanimet e vendit. Në kullota të mira do t'i kullot. Mbi malet e lartësive të Izraelit do ta kenë livadhin. Atje do të shtrihen mbi livadhe të mira e në kullota të majme do të hanë, në malet e Izraelit. Unë do ta kullot grigjën time, unë vetë do ta mërzej, kumton Zoti im, ZOTI.
Lexo Ezekieli 34
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezekieli 34:12-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video